Më vjen keq kur kjo pyetje devijon dhe keqinterpretohet, unë me anë të ketij sondazhi deshta ta dij se a jeni në gjendje që për Shqiptarët e Maqedonisë të cilët janë Musliman, janë "Turq" "Arab" apo çka doni thuani (sipas jush), a jeni në gjendje ta thyeni akullin?
Pse e bëra këtë pyetje?, ku ishte qëllimi?
Shumë faktor duke u nisur nga: Shqiptarët e Maqedonisë na ndihmuan gjatë luftës në Kosovë duke strehuar shumë familje, Shqiptarët e Maqedonisë na ndihmuan në rastin e Shkodres, Shqiptarët e Maqedonisë festuan me neve Pavarsinë, Shqiptarët e Maqedonisë ishin arsyeja që Maqedonia e pranoj Kosovën si shtet, Shqiptarët e Maqedonisë ishin ata që ndikuan edhe në ndërtimin e marrëdhenieve diplomatika Prishtinë-Shkup, Ne ketu në forum kemi mendime të kundërta ideologjike, partiake apo shoqërore mirpo a do të ishin në gjendje që prapë ti thyejmë keto qendrime vetëm e vetëm për hir të përkatësisë tonë Kombëtare dhe për hir të Bashkimit Kombëtar që është ideal i Shqiptarëve.
Pra nuk kam pas qellim ndarje fetare të sjell ketu, e ceka fenë sepse diskriminimi është në vija etnike dhe fetare dhe skemi se si të mos e cekim sepse nuk bëhët fjal vetëm për fenë Islame por edhe për atë Krishtere (Katolike) bëhët fjal për shtëpinë e Nënë Terezes, ku planifikohet që ajo shtepi të shëndrrohet në Kishë Ortodokse dhe themelet kulturore Shqiptare të zhduken.
Nese thuani se jemi ekstremistë ta them të drejten më pelqen ky që jam, jam ekstremistë kur shoh se po shkelen vëllezërit e mi, si ata Musliman në Maqedoni, Katolik+Musliman në Shkoder e kudo në botë, jam ekstremistë sepse luftoj për të drejtat e mia dhe për lirinë time dhe të Kombit tim, luftoj për të mos u shuajt kultura ime Fetare dhe Kombtare andaj sa është e drejtë të quhemi ne Shqiptarët ekstremistë? Maqedonët të cilët nuk po lënë metodë pa i luftuar Shqiptarët nuk janë ekstremistë????!!!!!
Ju kisha lutur të keni vëmendje sepse Beogradi para 1 dekade i quajti UÇK ushtri terroriste dhe fundamentalista dhe ato duke propaganduar nëpër mediat Serbe se Serbet vetëm se po mbrohen askënd nuk po e sulmojnë, ndërsa realisht ishin pikërisht Serbet ata që synonin ta shpopullsonin popullaten Shqiptare të Kosovës dhe të bënin "s'pastrim etnik", kurse ne ishim ekstremistë!!!
Nese realisht kjo që kerkojmë ne është ekstremizëm atëherë unë publikisht e pranoj se jam ekstremistë dhe mburrem me këtë që jam, por ju kisha lut juve që të mos bjeni pre e ketyre gjërave dhe të mendoni kundër Shqiptarëve ashtu siç menduan Serbet dhe të propagandoni siç propaganduan mediat Serbe po them keshtu ngase pashë postime të tmerrshme dhe mos ju mshoni vul fjalëve të tyre duke i quajtur vëllezërit tuaj ekstremistë vetëm pse ata mbajnë një X fe, madje edhe votimi i sondazhit flet të veten 6 - 23.08% janë kundër
Bashkimi bënë fuqi!
Krijoni Kontakt